Policia identifikon dtejtuesin e BMW-së, që nje dite me pare aksidentoi nje kembesore 26 vjecare ne bulevardin e lagjes “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Sipas informacionit zyrtar policor 42 vjeçari D.M. permes xhipit te tij ka goditur 26 vjecaren M.Ç. e cila pas goditjes mori ndihmen e shpejte ne spitalin e Gjirokastres,  nderkohe qe drejtuesi i xhipit u largua nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Inerurban dhe Urban referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasen M. Ç., 26 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasja M. Ç., pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar për në banesë.