Sot bëhen 11 vite nga protesta e 21 Janarit, ku u vranë katër qytetarë.

Protesta ishte e thirrur nga kryeministri aktual, Edi Rama. Ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Ja postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi.