Kapet dhe vihet në pranga një shtetas nga fshati Hormovë i Tepelenës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me vendimin e datës 29.01.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Shtetasi A. Ç. dyshohet se është autor i vjedhjes së një shume parash në një klinikë optike, ngjarje e ndodhur në muajin shtator të vitit 2021.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.