Një 74-vjeçar nga fshati Kozare në qytetin e Kuçovës i pajetë nga banorët e zonës.

Ai u gjet në një arë të atij fshati dhe banorët e zonës njoftuan menjëherë policinë.

Sipas burimeve bëhet me dije se trupi u identifikua më pas nga familjarët e tij, të cilët kanë pohuar se kjo ishte rruga që ai bënte çdo ditë kur shkonte për peshkim.

Paraprakisht dyshohet se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar si pasojë e një arresti kardiak, pasi në trupin e të moshuarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Viktima është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku do i kryhet autopsia mjeko-ligjore.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë që viktima është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat kur do ti kryhet autopsia mjeko-ligjore, burime zyrtare të policisë konfirmojnë se po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.