Digjet nje banese ne Permet.

Nje zjarr i shkaktuar nga dy te pastrehe psiqike, qe kishin gjetur te pabanuar kete banesë, beri qe te marre flake e gjithe shtepia.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Bajame” dhe gati 500 metra larg repartit zjarrfikes.

Pasi vune alarmin qytetaret e rastit, zjarrefikesja ka ardhur menjehere dhe ka bere te mundur shuarjen e asaj cfare kish mbetur pa u djegur.

Te gjitha objektet qe ishin brenda u dogjen, nderkohe qe te pastrehet te cilet vuajne nga shendeti mendor, u larguan ne drejtim te paditur.

Banesa kishte kohe qe ishte e pabanueshme nga te zotet, per shkak te kontestimit te pronesise se saj.