Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar gjatë orëve të natës në Kroaci. Mediat kroate raportojnë se të paktën një person ka humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:43 në autostradën A-1, në drejtim të veriut, në afërsi të kryqëzimit të Brinjës. Policia kroate bën me dije se autobusi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një barrierë, më pas është përmbysur.

Autobusi drejtohej nga një shtetas shqiptar 58-vjeçar. Të lënduarve iu është ofruar ndihma mjekësore në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë moti i keq dhe prania e dëborës dhe ngricave në rrugës.