Policia e Kuçovës ka reaguar për ngjarjen e rëndë, ku një person gjatë natës hyri në një banesë për të vjedhur, por u kap në flagrancë nga pronari dhe më pas u dhunua prej tij dhe për pasojë u shtrua në spital në gjendje të rëndë.

Pronari i shtëpisë pretendon se shtetasi L.B i kishte vjedhur pulat nga koteci dhe ky ka qenë shkaku që sipas tij ka çuar në dhunimin fizik të 54-vjeçarit.

Reagimi i Policisë:

Gjatë natës, në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, shtetasi L.B., 54 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B.Sh., 22 vjeç, banues  Kuçovë Në tentativë për të vjedhur disa shpend, shtetasi L.B, është konstatuar nga pronari i shtëpisë B.Sh., ku më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit është dëmtuar autori shtetasi L.B., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.