Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Levan – Tepelenë në vendin e quajtur Varibop.

Një makinë ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe ka përfunduar në një arë në anë të rrugës.

Raportohet se ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit, por ende nuk dihet si paraqitet gjendja e tij.

Pritet një njoftim nga ana e policisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.