Nje aksident automobilistik sapo ka ndodhur ne aksin rrugor Ura e Kardhiqit-Sarande, rruga e re.

Dy automjete jane perplasur me njera-tjetren, duke shkaktuar lendimin e dy personave, njeri prej te cileve ne gjendje te veshtire si dhe demtimin e dy autoveturave.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne afersi te tunelit te Skërficës, kur te dy mjetet jane perplasur teksa vinin ne drejtime te kunderta.

Menjehere te lenduarit jane shoqeruar ne Spitalin e Gjirokastres “Omer Nishani” dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Ne vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore e cila ka konstatuar se aksidenti ka ndodhur per shkak te lageshtse ne rruge si pasoje e rreshjeve te shiut.