Tre shtetas nga Gjirokastra jane proceduar nga policia, pasi kane ushtruar dhune ndaj te afermit te tyre.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasve E. K., 30 vjeçe, A. Ç., 61 vjeç dhe M. Ç., 56 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, pasi këta shtetas kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj shtetasit R. K., 68-vjeç (i afërm i tyre).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.