Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Vlorë para pak minutash.

Burimet  bëjnë me dije se dyshohet që Tonin Ramaj, 33 vjeç, është plagosur me armë zjarri në verandën e një lokali në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavrësia’, ndërsa i plagosuri ka marrë plagë në këmbë.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Policia dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje për ta zbardhur te plotë.