Burime jozyrtare bejne me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Sipas të njëjtave burime kandidati kryesor për të marrë detyrën pas largimit të Gledis Nanos është Muhamet Rrumbullaku.

Nano largohet nga detyra në kulmin e një vale ngjarjesh të rënda kriminale që kanë ndodhur përgjatë kësaj vere në Shqipëri.

Nano i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarizimi i largimit nga detyra do të bëhet pasnesër (ditë e mërkurë) në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku do të jepet edhe emri i drejtorit të ri.