Një 14-vjeçar është arrestuar nga policia në Mat, pasi ka plagosur me thikë një 17-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08.40,  në fshatin Zenisht, Burrel ku pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se i mituri, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit,  në Komisariat për hetime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.