Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në fshatin Çarshovë, Nj. Ad Çarshovë, Përmet, ku një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë në shtëpinë e shtetasit Thoma Vangjeli.

Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari Dhimitër Vangjeli, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, dhe pas disa orësh kanë mundur të nxjerri të riun, i cili më pas është dërguar me urgjencë në Spital.