Automjeti ka përplasur për vdekje një këmbësor në Fier.

Një 49 vjeçar ka askidentuar për vdekje një 75 vjeçar.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” shtetasi F. M., 49 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 75 vjeç, banues në Cakran, Fier”, njofton policia.

U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.