Dy automjete janë përplasur në në aksin rural Kashtë Bardhë-Krutje në Lushnje.

Raportohet se si pasojë e aksidentit dy persona ndodhen të plagosur në spital.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Qerret i vjetër të Lushnjes.

Mjeti tip fuoristrada me targa gjermane udhëtonte nga Kashtë Bardha në drejtim të Krutjes dhe mjeti tip Pasat i ka prerë rrugën në kryqëzim.

Nga përplasja të plagosur rëndë nën kujdesin e mjekëve janë dy shtetas banues në zonë.

Drejtuesi dhe bashkëudhëtarët në fuoristradë pa probleme.

Bëhet e ditur se dy personat në Pasat përfunduan në kanal me mjetin.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen policia e qarkullimit dhe zjarrfikësit e Lushnjes.

Pritet ekspertiza e policisë për të saktësuar shkaqet e aksidentit.