Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një intervistë televizive, bëri një paralajmërim të fortë për të gjithë efektivët e inkriminuar.

“Sky ESC dhe EncroChat nuk janë ato që ju njihni, këto aplikacione kanë pasur një pagesë, qira mujore përdorimi shumë të lartë dhe deri tani rezulton se ato që kanë pasur akses kanë qenë persona me veprimtari kriminale dhe ky standard që ne vendosëm në Policisë e Shtetit ka të bëjë me një standard që e nisi Shqipëri dhe vende të tjera që kanë pasur këtë problematikë po e vlerësojnë për ta aplikuar se është një standard”. Duroni, do jeni kohë, jemi në kontakt me Europol dhe do të vazhdojmë që ta thellojmë këtë ndarje përfundimtare të Policisë së shtetit nga krimi”, tha Balla.