Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në një deklaratë urgjente për mediat ka lajmëruar largimin e saj nga politika, duke lënë mandatin e deputetes tre ditë më parë.

Sot Lori Hoxha ka konfirmuar se Grida Duma do të drejtojë “Top Storyn” në Top Channel që do të nis këtë të hënë.

La skenën politike për t’iu futur televizionit, zbulohet

“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur.

Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës”, shpjegoi Duma.