Belinda Balluku, numri dy i qeverisë dhe Evis Kushi, ministrja e Arsimit kanë vendosur që të bëjnë fushatë edhe me fëmijët e vegjël në shkolla. Së fundmi, ato kanë ndërmarrë një fushatë në lidhje me kursimin e Energjisë.

Balluku u tregoi fëmijëve mënyra praktike si të kursejnë energji, duke filluar që nga lënia e karakusit në prizë dhe hapjen e frigoriferit.

Por pas kësaj, ajo i kujtoi atyre burgun, duke i sjellë si rast shtetin e Zvicrës.

Balluku tha:

Kriza energjitike është pak e vështirë për tu kuptuar. Mburoja sociale energjitike. Asnjë abonent deri më sot nuk a paguar asnjë lekë më tepër, pavarësisht se qeverisë i është dashur ta blejë. Gjatë dimrit do të jetë më vështirë, sepse konsumi është më i gjatë. Sot duhet të kursejmë, ju mund të bëheni heroi i energjisë. A e dini se kur e heqim telin nga karikimi, karikuesi që lëmë në prizë konsumon energji. Kur hapim derën e frigroriferit harxhojmë më shumë energji. A e dini se në Zvicra dënon me burg ata që e mbajnë kondicionerin mbi 19 gradë?