Një 17-vjeçar është plagosur me thikë nga një 38 vjeçar në Ksamil. Policia informon se 38-vjeçari plagosi me mjet prerës të miturin për arsye ende të paditura.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, shtetasin E.B.,38 vjeç., banues në Ksamil, Sarandë, sepse për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.K.,17 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.