Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i tha agjencisë Associated Press, se qyteti është tashmë “i rrethuar” nga forcat ruse.

Ai u pyet nëse kishte plane për evakuimin e civilëve nëse trupat ruse merrnin kryeqytetin.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara. Për momentin ne jemi të rrethuar” – tha ai