Një 22- vjeçare shtatzënë në muajin e gjashtë është sulmuar  nga babai i saj 50-vjeçar jashtë shtëpisë ku ata jetojnë në Janinë. 50-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, fillimisht ka dhunuar vajzën e më pas e ka goditur me grusht në kokë dhe e ka shtyrë në gjoks.

Vajza 22-vjeçare u dërgua në spitalin e Hatzikosta-s për të përcaktuar nëse sulmi e ka lënduar apo rrezikon shtatzëninë. Fatmirësisht nëna dhe foshnja e palindur nuk janë në rrezik.

Megjithatë, gruaja mbetet e shtruar në spital dhe babai i saj është në kërkim. Ndaj tij është ngritur një dosje për dhunë dhe fyerje në familje. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:00 të së dielës pasdite