Ditën e Premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Gjatë orëve të paratë ditës moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të ketë vranësira kalimtare.

Era do të fryjë intensive dhe shpejtësi mesatare 3-12m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare do të arrijë shpejtësi deri në 18-23m/s.

Si rezultat i erës së fortë dallgëzimi në dete pritet të jetë tepër i lartë i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 10 deri 28°C, në zonat e ulëta 14 deri 31°C dhe në zonat bregdetare 17 deri 30°C.

Në fundjavë pritet edhe një rritje e ndjeshme e temperaturave për shkak të masave ajrore të ngrohta.