Një 48-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane, pasi kishte lëndë narkotike me vete.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 48-vjeçares shqiptare iu gjetën 67 gramë kokainë dhe 3 mijë euro.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 15 doza, ndërsa iu gjetën edhe mjete të tjera për përgatitjen e dozave.

Arrestimi i saj u bë pas denoncimit të fqinjëve të saj, të cilët njoftuan policinë për hyrje-daljet e dyshimta në banesën e shqiptares.

Shqipyafja e arrestuara është dërguar në burgun e Novarës.