Një pasdite duke peshkuar mes dy vëllezërve dhe një miku të tyre, përfundoi në tragjedi këtë të diel në Durrës.

Një 40-vjeçar dyshohet të ketë humbur jetën, pasi rrëshqiti në ujë dhe e mori rrjedha, duke ia bërë të pamundur që të dilte prej detit.

Ngjarja ndodhi këtë pasdite në Porto Romano.

Në një njoftim për mediat, policia e Durrësit tha se aktualisht në vendin e ngjarjes kanë shkuar polumbarët, që po punojnë  për gjetjen e trupit të 40-vjeçarit.