Ish-drejtuesi i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti thotë se policët rrugorë kanë përgjegjësi të madhe në parandalimin e aksidenteve.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Ahmeti u shpreh se policia rrugore ka pasur dhe do të ketë problematika.

Sipas Ahmetit, 90% e policëve rrugorë nuk dinë as shenjat e qarkullimit.

Përgjegjësia është e madhe e policisë rrugore. Policia rrugore ka pasur dhe do të ketë problematikë. Argumenti kryesor, 90% e policisë rrugore nuk i di shenjat e qarkullimit rrugor. Ta them unë që nuk i dinë. Atëherë, si mund të më ndihmojë mua një polic rrugor? Unë po të flas në përgjithësi”, theksoi ai.