I jepet lamtumira e fundit ditën e sotme Pëllumb Metës, i cili u vra dhe gropos nga fëmijët e tij, të cilët më pas e shpallën të zhdukur.

E teksa familjarë dhe të afërm janë mbledhur për t’i dhënë lamtumiren e fundit dhe për ta përcjellë në banesën e fundit të ndjerin Pëllumb Meta, në ceremonin mortore ka shkuar edhe bashkëshortja Blerina Meta.

Bëhet me dije se Blerina Meta është larguar nga ceremonia mortore nga kunetërit e saj.

Madje ajo është marrë në mbrojtje nga policia dhe është dërguar te familja e saj në Laç, për të shmangur kështu ndonjë konflikt mes familjes Meta me Blerina Metën.

Kujtojmë që fillimisht u raportua se Pëllumb Meta ishte zhdukur, më pas u raportua se Meta ishte vrarë nga vajza e tij 19-vjeçare, pasi i ati dëshironte ta fejonte dhe martonte pa dëshirën e saj me një emigrant.

Policia zbardhi ngjarjen, ku rezultoi se Hysen Meta, djali 25 vjeçar i familjes Meta nga Shënavlashi i Durrësit, ka qëlluar me 4 plumba babain duke e lënë të vdekur, ndërsa me motrën, 19-vjeçaren Hygerta Metën, e kanë groposur trupin.

Dijeni për ngjarjen kishte edhe vëllai tjetër, i cili ndihmoi që të largonin makinën, që të dukej sikur i ati ishte zhdukur.

Në lidhje me ngjarjen  Policia e Durrësit ka arrestuar në kushtet e flagrancës tre fëmijët e familjes Meta, djalin e madh Hysen Meta, të akuzuar për vrasje, vajzën 19 vjeçare Hygerta Meta, e akuzuar për bashkëpunëtore, djalin 21 vjeçar Amarildo Meta, për përkrahje të autorëve të krimit dhe ka proceduar nënën, Blerina Meta.