Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Tiranë. Qytetarët kanë njoftuar policia bashkiake të Tiranës për praninë e një çakalli, në një lokal pranë Teatrit të Operas.

Gjitari grabitqar aspak i zakontë për rrugët e një qyteti të zhurmshëm dhe larg zonave të pyllëzuara si Tirana është marrë me kafaz dhe është dërguar në kopshtin zoologjik.

Gjitari është gjetur tek lokal ‘Botanika’

Nga informacionet e para mendohet se ai mund të ketë zbritur vetë natën në kërkim të ushqimit.

Çakalli që është një gjitar grabitqar më i vogël se ujku është vendosur në karantinë dhe do të lëshohet në gjëndje të lirë pasi t’i kryhen kontrollet veterinare.