DASHI: Shumë e rëndësishme në Nëntor të veprojë dhe të zgjedhë rrugën e dialogut. Rruga më e mirë është biseda. Në jetën personale dhe në fushën e bashkëpunimit, do të keni shanse unike dhe partnerët do të jenë pranë jush. Kujdesuni në Nëntor në sferën financiare dhe kujdesuni që të bëni lëvizje të kujdesshme e të programuara dhe të jeni të kujdesshëm që lëvizjet që do të bëni në Nëntor të mos ju udhëheqin në gabime që do të jetë vështirë t’i korrigjoni më vonë. Pas datës 24 Nëntor, situata përmirësohet dhe me Hënën e plotë në datën 27 Nëntor, besimi dhe entuziazmi i tepërt mund të udhëhqein në gabime dhe në tensione. Këshilla kryesore për Nëntorin, të mos udhëhiqeni nga instiktet tuaja, nga dëshirat tuaja të thella dhe mos i lini këto dëshira dhe instiktet të mbizotërojnë në ndjenjat tuaja në përgjithësi dhe në marrjen e vendimeve që do të marrin në Nëntor.

DEMI: Nëntori është një muaj shumë i rëndësishëm dhe shumë kërkues për ju. Do të preken akset kryesore të jetës tuaj dhe këtë muaj të jeni të përqëndruar në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja. Pala tjetër do të ju provokojnë ose do të kenë kërkesa ndaj jush. Ju do të reagoni në emër të lirisë që mund të kërkoni, ose mund të mos bini dakord me pretendimet e tyre dhe aty rrezikohet të krijohet një konflikt që do të sjellë ndryshime në jetën tuaj. Kryesisht ju të lindurit në fillim të 10-ditëshit të parë, rrezikoheni që marrëdhënia juaj të ndryshojë rrjedhën e jetës në vitet e ardhshme, mund të keni prishjen e një bashkëpunimi apo prishjen e marrdhënies së dashurisë. Rreth datës 13 Nëntor, ndoshta do të bëni një fillim të ri, ndoshta do të ndiheni të detyruar. Mos harroni që liria kërkon guxim dhe virtyt. Liria ka një kosto dhe çmim, a jeni të gatshëm ta paguani? Nga data 23 Nëntor, fokusohuni në financat tuaja.

BINJAKËT: Në pjesën më të madhe të muajit Nëntor, duhet të përvishni mëngët, t’i shtroheni punës dhe të kujdeseni më tepër për shëndetin tuaj dhe të evitoni stresin dhe ankthin. Situata në fushën profesionale mund të mos jetë shumë komode dhe shumë e mirë, mund të mos ju pëlqejnë sepse mund të keni një situatë të tensionuar. Keni si rrugëdalje, fushën e jetës tuaj personale, aty keni mundësi sidomos pas datws 8 Nëntor që të lulëzoni, të njihni një person të ri, të vini më afër një njeri të dashur dhe paralelisht mund të fokusoheni tek një punë krijuese dhe kjo të shkojë më mirë se herët e tjera. Pas datës 23, fokusohuni në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja dhe përpiquni që t’i mbroni ato dhe kryesisht me Hënën e plotë në 27 Nëntor, duhet të fokusohuni tek vetja dhe të jeni të gatshëm që përballoni vështirësitë. Këshilla për muajin do të ishte: Me disiplinë, organizim dhe strategji mund të arrini fitore dhe të përmirësoni të ardhurat tuaja.

GAFORRJA: Nëntori ju gjen të preokupuar me të dashurit tuaj, me njerëzit e familjes, me një projekt që doni të realizoni, mund të ketë investime. Projekti mund të hasë pengesa tek njerëz të rrjetit tuaj shoqëror dhe social dhe ndoshta këta mund të mos ju përgjigjen planeve që ju keni. Kjo mund të bëhet e ndjeshme me Hënën e re në datën 13 Nëntor. Shumë lehtë mund të humbisni kontrollin, mund të merrni flakë dhe të humbisni mbështetjen e një njeriu që ju mbështeste deri tani. Mund të bëni një fillim të ri që më vonë do të ju dalë për mirë. Këshilla për ju për këtë muaj do të ishte që ju të kanalizoni të gjithë atë energjinë, të gjithë atë dinamikën që ju keni në një veprimtari, krijimtari tuajën, por edhe atje me kujdes.

LUANI: Nëntori është një muaj mjaft dinamik, mjaft kërkues dhe madje do të keni sfida dhe shanse që përgjithësisht shfaqen në sferën personale. Do të preken akset kryesore të jetës dhe gjatë muajit Nëntor, përqëndrohuni në pjesën tuaj të brendshme, në ato shqetësimet tuaja që janë më hiperbolike dhe më të ekzagjeruara dhe ju krijojnë një ulje-ngritje psikologjike. Përballoni me qetësi problemet që mund të shfaqen në ambientin tuaj familjar lidhur me një person të familjes tuaj dhe përballuni me to me qetësi. Do të keni ndryshime pas datës 23, është një klimë më e përshtatshme për ju, përsëri do të jetë dinamike, por dinamizimi juaj është më krijues këtë herë. Qetësia dhe durimi janë 2 virtyte që do të ju ndihmojnë që të përballeni me pengesat.

VIRGJERËSHA: Gjatë muajit Nëntor të jeni sa më social dhe aktiv dhe fleksibël që të mos prishni marrëdhëniet me njerëzit me të cilët ju ndani jetën e përditshme. Për të shmangur keqkuptimet, veproni me strategji dhe me takt dhe kujdes se si përdorni fjalën. Ky muaj ju ofron mundësi të shkëlqyera për një udhëtim. Pas datën 10 Nëntor, familja dhe shoqëria mund të ju tërheqin vëmendjen dhe mund të vështirësoheni pak dhe me Hënën e plotë në datën 27, fokusohuni tek puna dhe karriera juaj dhe përpiquni që të vendosni një ekuilibër mes punës, karrierës dhe familjes tuaj. Këshilla për këtë muaj do të ishte që ju të dini si të përdorni talentin për të bindur të tjerët dhe të mos hiqni dorë nga vendosmëria juaj dhe ta përdoni më tepër nëse keni për të diskutuar një çështje të madhe dhe mos vendosni interesin tuaj mbi interesin e grupit me të cilin ju punoni.

PESHORJA: Në Nëntor fokusohuni në sektorin financiar, ku do të keni shanse për përfitime dhe nuk do të ngelen vetëm shanse. Kryesorja është të dini të menaxhoni të ardhurat tuaja pasi do të dalin disa gjëra të papritura dhe disa probleme financiare që ju i keni lënë pas, do të dalin në pah. Përpiquni që të jeni parashikues dhe të mos i lini pas këto gjëra. Pas datës 8 Nëntor, do ta gjeni më mirë veten dhe nëse doni të rregulloni diçka, atëherë funksiononi pas datës 8 Nëntor, por gjithnjë kujdes pasi atëherë ndikimi juaj tek të tjerët është i pamohueshëm. Me Hënën e plotë në datën 27 Nëntor, horizonte të reja hapen para jush, mjaft që ju të dini se çfarë doni dhe të jeni të disiplinuar për të arritur ato që ju doni. Këshilla për Nëntorin është se keni përpara një muaj që mund t’i plotësoni vetes shumë dëshira. Mund ta kënaqni veten, të kaloni bukur, por duhet të frenoni dëshirën tuaj për të marrë gjithçka dhe për ta marrë menjëherë.

AKREPI: Muaj është i rëndësishëm për ju, protagonistët e periudhës dhe ju bëni gjithë zhurmën e muajit. Jeni plot energji, jeni shumë të vendour, keni shumë mundësi të arrini fitoren, mjaft që të dini se çfarë doni dhe si do ta arrini atë. Pra, të keni një projekt të caktuar, të qartë dhe sa më realist dhe të keni edhe një plan strategjik për ta arritur atë. Hëna e re në datën 13 mëntor është shumë e rëndësishme për ju. Mos provokoni të tjerët dhe mos pretendoni më tepër nga se duhet dhe mos u përgjigjuni provokimeve të të tjerëve. Duhet ruajtur një ekuilibër dhe në bashkëpunimet pasi aty rrezikoni të keni një prishje ekuilibri dhe ndoshta gjërat mund të jenë të parregullueshme. Kryesorja për ju që të ruani qetësinë. Disa prej jush do të jenë të detyruar që të bëjnë një fillim të ri apo do të jetë zgjedhja e tyre të bëjnë një fillim të ri. Pas datës 23, fokusohuni më tepër në sferën financiare. Këshillia do të ishte që qetësia dhe strategjia janë 2 armët kryesore që do të ju sjellin fitore dhe do të dilni pa dëme nga situata të caktuara.

SHIGJETARI: Në pjesën më të madhe të Nëntorit, veproni më të tërhequr, përqëndrohuni tek planet tuaja për të ardhmen, çlodhuni nëse keni nevojë të çlodheni që të ju përgjigjeni me qetësi sfidave dhe pengesave që do të lindin në jetën tuaj të përditshme. Nga data 23 Nëntor, është një periudhë shumë e mirë për ju, ku ju do të aktivizoheni, do të shkëlqeni dhe do të arrini shumë nga ato që ju dëshironi dhe arritjet tuaja do të jenë të mëdha në krahasim me një periudhë më para të jetës suaj. Në fund të Nëntorit, paralelisht, fokusohuni tek marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja dhe përpiquni që t’i mbroni ato. Këshilla për muajin është se nëse do të jeni të stresuar, dilni me atë pjesë të shoqërisë që ju bën juve të buzëqeshni.

BRICJAPI: Në Nëntor do të jeni shumë të aktivizuar në jetën tuaj sociale, shoqërore, do të tregoni të gjithë dinamizmin tuaj dhe duke kombinuar atë me një organizim dhe me një diplomaci, do të arrini në fitore. Me Hënën e re në 13 Nëntor, mund të keni ndryshime në qëndrimet tuaja dhe në synimet tuaja. Këto ndryshime mund të sjellin dhe si pasojë ndryshime në projektet tuaja. Sigurohuni që projektet e reja përshtaten në përmasat tuaja dhe i përshtaten kryesisht buxhetit tuaj. Ekziston mundësia që të keni probleme në një marrdhënien tuaj personale ose me një person nga rrjeti juaj social. Këshilla për muajin, është një muaj ideal për arritjet, mjafton që ju të mos devijoni nga ato pikat e organizimit.

UJORI: Në pjesën më të madhe të Nëntorit, do t’i përkushtoheni jetës tuaj sociale, karrierës dhe atje do të keni dhe fitoret, do të përballoni dhe konkurrencën. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe në iniciativat që ju do të ndërmerrni pasi kjo mund të sjellë ndryshime në jetën tuaj. Mund të keni ndryshime në punë, në vendbanim, që këto mund të çojnë fillime të reja në jetën tuaj, por edhe në punën tuaj. Në pjesën e fundit të Nëntorit, pas datës 23 dhe me kryesisht me Hënën e plotë, fati, romanca dhe dashuria ju buzëqesh. Ju mbani mend se sa më pak të kërkoni dhe të prisni nga të tjerët, aq më mirë do të ndiheni.

PESHQIT: Gjatë Nëntorit do të ndiheni dinamik, kreativ dhe do të keni shumë mundësi, si për jetën tuaj personale, ashtu edhe për jetën tuaj profesionale. Ambiciet tuaj do të do të jenë shumë të mëdha dhe do të gjeni dhe njerëz që do ju mbështesin planet tuaja. Me Hënën e re në datën 13 Nëntor, krijohen kushtet që të bëni një fillim të ri në lidhje me të ardhmen dhe me një plan që keni për jashtë shtetit, për studimet. Kujdes të jeni sa më të organizuar, të veproni brenda normave ligjore, dhe kujdes kur udhëtoni. Në fund të nëntorit, prioritet do të jetë karriera juaj. Problemet familjare dhe gjendja juaj psikologjike, kërkojnë një kujdes më të madh nga ju dhe kërkojnë vëmendjen tuaj. Duhet të dini se vetëbesimi i tepërt dhe entuziazmi, mund të ju çojnë në gabime që në disa raste mund të jenë dhe të pakorigjueshme.