Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të Liqenit Artificial në Tiranë.

Mësohet se autobusi i linjës së “Kopështit Zoologjik”, është përplasur me një makinë tip Volksëagen.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka patur persona të lënduar, por aksidenti ka shkaktuar rëndimin e trafikut në këtë aks.

Forcat e policisë rrugore kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.