Horoskopi sot.
Dashi
Parashikohet një ditë mjaft komplekse. Venusi do ju bëjë disi të tensionuar në çdo drejtim të jetës, por kryesisht në dashuri. Bëni kujdes ndaj debateve dhe mundoheni që të mos ju dalë situata nga kontrolli. Kujdes edhe më të madh duhet të tregojnë ata persona që janë të ndarë mes dy historive.
Demi
Edhe nëse kjo është një javë pozitive, kjo e shtunë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë. Mbani parasysh se ky për të lindurit e kësaj shenje është muaji i dashurisë dhe nëse jeni të përfshirë në një lidhje të rëndësishme, ka ardhur momenti që të bëni projekte të rëndësishme. Ndërsa ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të bëjnë njohje të reja.
Binjakët
Gjatë kësaj të shtune, Hëna do të ketë një ndikim shumë të favorshëm, pavarësisht ndikimit negativ të Plutonit. Kjo është një ditë mjaft e mirë për të bërë propozime dhe për të përfituar më tej prej tyre.
Gaforrja
Të lindurit e kësaj shenje duhet të bëjnë kujdes, sidomos në rast se janë të përfshirë në dy histori paralele. Bëni kujdes të mos hidhni hapa të gabuar, për shkak se po përjetoni një javë mjaft të tensionuar. Sfera sentimentale do të jetë shumë herë më e mirë.
Luani
Kjo ditë do të jetë mjaft e rëndë, ndaj mundohuni që të shmangni përplasjet dhe mos këmbëngulni vetëm në mendimin tuaj, pasi nuk keni vetëm ju të drejtë. Të paktën gjatë kësaj të shtune hiqni dorë nga dëshira e protagonizmit, pasi rrezikoni të përfshiheni në polemika të kota. Në dashuri, rikuperimi do të vijë vetëm në ditët në vijim.
Virgjëresha
Sa i takon sferës sentimentale kjo do të jetë një ditë mjaft e rëndësishme. Ndikimi pozitiv i Venusit, do të sjellë përmirësime në çdo drejtim. Sa i takon punës, prisni momente më të mira për të hedhur hapa të rëndësishëm.
Peshorja
Parashikohet një e shtunë neutrale, pas ditëve të vështira që keni kaluar në raport me situatat që ju rrethojnë. Si në punë edhe në dashuri parashikohet që të ketë tensione, ndaj mundohuni të shmangni veprimet e pamatura.
Akrepi
Kjo e shtunë nuk do të jetë aspak siç e dëshironi, për shkak të humorit të keq në sferën sentimentale. Mundohuni që të mos kukoni shumë nga vetja si fizikisht edhe psikologjikisht. Në ditët në vijim, rikuperimi do të jetë i ndjeshëm.
Shigjetari
Parashikohet një e shtunë e ngadaltë. Përfitoni për të hedhur ndonjë hap më shumë ose për të pushuar. Vetëm në fundjavë, do të ketë rikuperim.
Bricjapi
Kjo e shtunë do të jetë shumë më pozitive. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit. Sa i takon sferës profesionale duhet të bëni pak durim, pasi ndryshimet do të ndodhin pas gjysmës së muajit. Po ashtu duhet të tregoni kujdes në raportin me të lindurit e gaforres dhe peshores.
Ujori
Gjatë kësaj dite keni Hënën në favorin tuaj. Bëni kujdes veç me polemikat e tepërta dhe pa arsye. Kjo e shtunë është mjaft e rëndësishme edhe sa i takon ndjenjave, por konfirmimet e vërteta duan javë që të vijnë.
Peshqit
Ndjeni ende ndikimin e një periudhe të vërtetë në dashuri, por gjatë kësaj të shtune do të rigjeni qetësinë. Hap pas hapi nën ndikimin e favorshëm të yjeve, do të arrini të dilni nga një situatë e vështirë që keni kaluar në muajin janar. Ky është momenti për të kthyer faqe.