Horoskopi sot:
Dashi
Kjo e mërkurë do të jetë fantastike për ndjenjat por duhet kujdes me personat që zgjidhni në krah, vlerësojini ata. Në aspektin profesional, nëse jeni në kërkim të një pune të re do të gjeni shumë mundësi. Ju takon juve t’i shfrytëzoni sa më shumë.
Demi
Në jetën sentimentale duhet të keni shumë durim sepse mund të ketë probleme ose keqkuptime. Gjërat mund të mos shkojnë sipas planit. Përsa i përket punës, do të ishte më mirë të mos bëni zgjedhje të nxituara.
Binjakët
Gjatë orëve në vijim do të keni shumë planetë në favorin tuaj, nga Hëna te Mërkuri e deri te Saturnim si rrjedhojë do të favorizohen ndjenjat. Përsa i përket punës, kushtojini vëmendje padive ose argumenteve të vazhdueshme që mund të shkaktojnë shqetësime.
Gaforrja
Në ditët e fundit të shkurtit do të nisë një fazë më e mirë për jetën sentimentale. Do të vijë një lajm i shkëlqyer. Përsa i përket punës, një marrëveshje do të duhet të diskutohet sërish deri në fund të majit. Do të shihni që gjithçka do të shkojë mirë.
Luani
Këtë të mërkurë do ta keni hënën kundër. Përpiquni të tregoheni të matur në dashuri. Në punë do të jeni shumë produktivë, ndaj është një ditë e shkëlqyer për t’u angazhuar. Tregoni guxim!
Virgjëresha
Nëse keni disa probleme dashurie mos u shqetësoni sepse do të zgjidhni gjithçka brenda një kohe të shkurtër. Në aspektin professional, duhet të reflektoni nëse puna që po bëni është vërtet e duhura.
Peshorja
Hëna do të jetë në favorin tuaj, ndaj përfitoni nga ajo për të përjetuar emocionet në maksimum. Përsa i përket punës, mund të ketë një pengesë për të kapërcyer, por do të arrini ta kapërceni. Projektet do të jenë në rrugën e duhur.
Akrepi
Në këtë fundmuaji do të ndiheni të lodhur, do të shtohet stresi në punë dhe mund të ndiheni të shpërqendruar. Mos e lini veten të dekurajoheni dhe dashuria gjithashtu do të jetë gati t’ju buzëqeshë.
Shigjetari
Është koha për të shpalosur vlerat tuaja. Fundi i muajit do t’ju japë emocione në jetën sentimentale. Do të jetë një ditë e shkëlqyer edhe për punën, ka ardhur koha të zgjidhni diçka që e keni zvarritur shumë gjatë.
Bricjapi
Dashuria po ecën me hapat e duhur dhe së shpejti do t’ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme për jetën tuaj. Përfitoni nga ky tranzit i shkëlqyer i yjeve, ju takon juve të jepni më të mirën tuaj dhe të merrni kënaqësi. Futjuni punës.
Ujori
Kjo ditë është shumë pozitive për të realizuar planet tuaja. Jeta sentimentale do të shkojë shkëlqyeshëm dhe do të vazhdojë të përmirësohet. Në karrierë do të keni rritje, vazhdoni të shfrytëzoni mundësitë.
Peshqit
Planetët janë ende në anën tuaj, gati për t’ju hapur mundësi të reja për sa kohë që dini t’i peshoni. Mos merrni vendime të nxituara. Me Diellin dhe Jupiterin në shenjën tuaj, ka ardhur koha të ecni përpara dhe të mirëprisni dashuri të reja.