Ndërsa po diskutonte për bullizimin në mesin e adoleshentëve, Rudina Maksuti, drejtoreshë e shkollës 9 vjeçare “Kongresi i Manastirit, tregoi në “Open” në News 24, tha se ata që bien pre e këtij fenomeni janë fëmijët më të edukuar.

“Sot fëmijët më të edukuar janë më të bullizuarit. Sot të jesh i edukuar është fatkeqësi!

Sot të ndihesh i vlerësuar nga shoqëria duhet të përdorësh një fjalor banal. Duhet të kesh fjalor ofendues. Vërtetë këto fëmijë vuajnë.

Vështirësia është se si t’i zbulojmë. Ata që bullizohen mbyllen në vetvete! Nis në klasë të pestë ose të gjashtë.

Me rritjen e moshës, problemet do të bëhen drastike nëse inteligjenca e shkollës, familjes.

Në arsimin nëntëvjeçar nuk janë të tejskajshme problemet”, theksoi ajo.