Një zjarr ka rënë herët mëngjesin e sotëm në një servis makinash në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër.

Bëhet me dije se zjarri ka rënë në servisin, që është në pronësi të shtetasit G. P., 38 vjeç, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Si pasojë e rënies së zjarrit  janë djegur pjesë, që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin  brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.