Horoskopi sot:

Dashi

Hëna është e bukur dhe ju jep shumë mundësi të reja në dashuri dhe gjithashtu mundësinë për të sqaruar disa keqkuptime të vjetra me partnerin. Në punë ekziston mundësia për të bërë më shumë dhe gjithashtu për të ndryshuar diçka që ka filluar të jetë e vështirë për ju.

Demi

Kjo ditë është ideale për dashurinë dhe do të keni mundësi të përjetoni emocione të bukura. Për sa i përket punës, ka disa kthesa vendimtare, vetëm kujdes nga disa mosmarrëveshje të mundshme ligjore.

Binjakët

Kujdes nga kjo hënë djallëzore që sjell disa probleme të vogla në jetën tuaj. Në punë do keni probleme ekonomike. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë.

Gaforrja

Në dashuri ka ardhur koha të ekspozoni veten, veçanërisht nëse keni dikë që ju pëlqen. Në punë vijnë projekte të reja dhe stimuj të rinj.

Luani

Në këtë ditë jeni të favorizuar nga hëna ndaj nuk do ju mungojë dëshira për të dashuruar dhe vendosmëria për të përfunduar angazhimet tuaja. Gjëra të reja dhe kënaqësi në punë.

Virgjëresha

Në dashuri do të ishte më mirë të shmangni situatat e vështira dhe të paqarta, në vend të kësaj zgjidhni njerëz që janë të lirë dhe të gatshëm për një lidhje. Në punë ju duhet ende pak durim për të parë rezultatet e angazhimit tuaj.

Peshorja

Do ndiheni pak të mërzitur. Në punë vjen kënaqësia dhe madje disa fitime shtesë. Në dashuri, lëreni veten të surprizoheni.

Akrepi

Jeni plot energji ndaj përpiquni të bëni atë që ju pëlqen dhe ta bëni së bashku me njerëzit që doni. Në punë bëni kujdes që të mos bëni zgjedhje të rrezikshme.

Shigjetari

Keni një optimizëm të lindur. Përfitoni nga kjo dëshirë për të bërë gjëra për të organizuar diçka të bukur me partnerin tuaj. Në punë, krijimtaria është në kulmin e saj.

Bricjapi

Ka ardhur koha të përballeni njëherë e mirë me problemet, sidomos në dashuri. Ndaloni së fshehuri dhe merrni përgjegjësi. Në punë do të duhet të zgjidhni nëse do të pranoni një detyrë të re apo jo.

Ujori

Yjet flasin për mundësi të mëdha në dashuri ndaj lëreni veten të lirë ndaj emocioneve. Në punë do keni mundësi për të bërë më shumë  gjëra dhe për të arritur shumë sukses falë kontakteve të reja.

Peshqit

Kjo ditë do ju bëjë entuziastë dhe të etur për dashuri. Në punë do mund të përdorni ndjeshmërinë tuaj në avantazhin tuaj.