Nje telefonate nga Greqia ne drejtim te njeres prej komshies se ciftit ka mundesuar zbulimin e ngjarjes tragjike.
Ka qene e motra e Kleoniqit ajo qe u be merak per fatin e te motres, pasi dje ne darke nuk kish folur.
Ishte pikerisht ky fakt i cili ngjalli dyshime, se dicka do kishte ndodhur.
Komshija ka shkuar tek shtepia e çiftit ne oren 6 te mengjesit, ku ka gjetur ne fillim te pajete Kosten te shtritre ne pragun e shtepise prane tryezes me nje shenje goditje ne pjesen anesore te kokes.
Me pas ne brendesi te dhomes gjeti dhe Kleoniqin e pajete me shenja dhune.
Kaq ka mjaftuar per te njoftuar policine e cila ka mberritur me shpejtesi ne vendngjarje.
Ne konstatimin e kryer nga grupi hetimor perjashtohet pista e grabitjes me dhune te baneses, pasi nuk ka shenja te tilla apo gjurme qe te dilet ne perfundim te tille.
Kesisoj grupi hetimor ka kerkuar mjekun ligjor nga kryeqyteti per te provuar permes shenjave te ADN, nese behet fjale per ndonje faktor te huaj ne kete krim, apo vertetimin e pistes qe eshte me e besueshme ajo e vrasjes mes tyre.
Sipas informacioneve te fundit behet me dije se kryefamiljari kishte 5 dite qe kishte ardhur nga Athina, pasi kishte marre pensionin per veten dhe per bashëshorten
Mesohet se dy dite me pare kishte plasur sherri, pasi i moshuar vuante nga nje semundje mendore dhe shpeshhere shperthente i terbuar ndaj bashkeshortes.
Çifti jetonte vetem me pensionet qe merrnin nga shteti Grek.
Deri me tani grupi hetimor nuk ka gjetur armen e krimit (arme e frohte).