Horoskopi sot:

Dashi 

Në këtë ditë do keni vëmendje maksimale në dashuri sepse keni hënën kundër. Kur bëhet fjalë për punën, duhet të mbani një sy te paratë tuaja dhe të merreni me çështje të pazgjidhura.

Demi 

Do keni një dëshirë të madhe për dashurinë ndaj nëse jeni beqarë mos u mbyllni në shtëpi ndërkohë që çiftet mund të përjetojnë momente të mira. Nevojitet pak kujdes në punë sepse me Merkurin disonant jo gjithçka shkon në mënyrë perfekte.

Binjakët 

Do përjetoni emocione në maksimum. Organizoni diçka të këndshme me partnerin dhe në punë përpiquni të mendoni se çfarë dëshironi realisht në të ardhmen dhe filloni të bëni plane.

Gaforrja 

Në dashuri aktivizohet një valë e bukur pozitiviteti për ta shfrytëzuar maksimalisht. Në planin e punës, janë në dukje ndryshime, por pozitive.

Luani 

Do keni pak lodhje, për shkak të stresit të akumuluar. Mundohuni të pushoni dhe të shijoni ditën me të dashurit tuaj, më vonë mendoni për punën.

Virgjëresha 

Ditët e fundit ka pasur disa probleme në dashuri por pozitiviteti po rikthehet. Në punë gjithçka po shkon mirë dhe prisni lajme të mira.

Peshorja 

Do të duhet të përballeni me biseda të pakëndshme me partnerin tuaj por është më mirë t’i sqaroni sesa të grumbulloni keqkuptime. Zgjidhjet e këndshme vijnë në punë.

Akrepi 

Po organizoni diçka të bukur, sepse jeni veçanërisht pozitivë dhe me shpirt. Është një periudhë optimale në punë dhe së shpejti do të vijnë disa lajme të mira.

Shigjetari 

Tregohuni të kujdesshëm në dashuri edhe nëse problemet e mëdha janë zgjidhur. Në punë, është koha për të ecur përpara dhe për të nisur një rrugë të re.

Bricjapi 

Ka ardhur koha të afirmoheni si në dashuri ashtu edhe në punë. Nëse nuk po merrni atë që dëshironi, përpiquni më shumë.

Ujori 

Do të jetë një ditë e përsosur për t’u hapur ndaj dashurisë pas një periudhe bllokimi. Në punë gjithçka po shkon mirë, sidomos projektet e reja.

Peshqit 

Kini kujdes në dashuri sepse mund të ketë disa debate të vogla. Në punë gjithçka po shkon mirë, një periudhë e artë po vjen.