Horoskopi sot:

Dashi

Dashuria është vërtet triumfuese, ndaj përfitoni prej saj. Nëse ka pasur debate dhe tensione me partnerin, përpiquni t’i sqaroni gjërat. Në punë ka ardhur koha të korrni frytet e angazhimit tuaj. Përgatituni për lajme, ndryshime dhe transferime, pa u shqetësuar.

Demi

Ky është një moment për të jetuar me kujdes në marrëdhëniet me të tjerët. Gjatë kësaj dite do të ndiheni të pakënaqur. Mund të rizbuloni dashurinë nëse jeni beqar ose të rikuperoni pasionin me partnerin, i cili është zbehur pak kohët e fundit.

Binjakët

Këtë të premte do të lindin pak dyshime në jetën sentimentale. Matni fjalët tuaja me kujdes, nëse nuk doni të thoni diçka shumë dhe pastaj pendoheni. Në punë mund të ketë disa tensione dhe mosmarrëveshje me kolegët, por do ia dilni të prodhoni diçka pozitive.

Gaforrja

Ndjenjat e tua do të alternohen me ndryshime humori që përforcohen në fundjavë. Matni mirë fjalët tuaja nëse nuk doni të thoni diçka shumë. Gjërat po përmirësohen në punë, por dyshimet mund të kthehen në fundjavë. Kujdes me shpenzimet.

Luani

Ka një tension të caktuar në ajër që ju bën nervoz. Ndoshta kjo varet mbi të gjitha nga partneri juaj, i cili nuk ju emocionon më si më parë. Përpiquni të flisni me njëri-tjetrin dhe të sqaroheni. Gjërat po përmirësohen në punë, por ju duhet të dëgjoni të tjerët, nuk mund të bëni gjithçka vetëm.

Virgjëresha

Kjo është një ditë me të vërtetë premtuese për çfarëdo që dëshiron. Ata që janë beqarë mund të kenë takime të këndshme, është koha që të ktheheni në rrugën e duhur pas një periudhe të komplikuar. Në punë dëshironi një ndryshim. Mos u shqetësoni, dikush do t’ju trokasë në derë.

Peshorja

Përfitoni nga kjo fundjavë për t’u rikuperuar dhe relaksuar. Ju duhet si fizikisht ashtu edhe mendërisht, sepse po vini nga një periudhë shumë stresuese. Në punë kjo është një kohë rikuperimi, edhe nëse ka ende vështirësi për të përballuar. Jini optimistë!

Akrepi

Hëna është e favorshme dhe ky është një lajm i shkëlqyer. Në dashuri mund të keni eksperienca të bukura, sidomos nëse jeni vetëm prej kohësh. Mundësi të shkëlqyera ju presin në punë, disa prej jush mund të marrin një ofertë tërheqëse. Vlerësoni të mirat dhe të këqijat.

Shigjetari

Në dashuri ju hapet një fazë rikuperimi fitimprurëse. Përfitoni nga fundjava për të biseduar me partnerin tuaj dhe për të sqaruar gjërat, qoftë edhe me çmimin e disa kompromiseve të vogla. Në punë keni rizbuluar dëshirën për të demonstruar vlerën tuaj.

Bricjapi

Venusi, Marsi dhe Jupiteri janë të favorshëm për ju. Në punë së shpejti do të ketë një detyrë të re, e ndoshta edhe rritje rroge. Tregoni se e meritoni dhe jepni 100%. Disa nga ju do të dëshirojnë të qëndrojnë vetëm për pak kohë. Duhet të rikuperoni shumë energji pozitive.

Ujori

Një marrëdhënie që filloi pothuajse si një lojë befas po rritet. Përfitoni nga fundjava për të qenë së bashku me partnerin dhe miqtë tuaj të përjetshëm. Në punë jeni shumë të lodhur, edhe sepse jo të gjithë njerëzit e afërt ju respektojnë dhe janë në anën tuaj.

Peshqit

E premtja do të jetë e pafat nga pikëpamja sentimentale, por mes të shtunës dhe të dielës do të ecin gjërat pozitivisht. Në punë gjërat janë të ngadalta, sidomos nga pikëpamja e punës. Ju dëshironi të fitoni pak më shumë. Deri në pranverë do të jeni në gjendje të rikuperoheni.