Horoskopi sot:

Dashi

Në dashuri mund të ketë disa zënka të vogla gjatë fundjavës. Gjithashtu do të ndjeheni të distancuar nga partneri juaj. Sa i përket punës, do të ishte më mirë të ecni përpara dhe të kaloni të gjitha vështirësitë.

Demi

Ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme mund të hasin disa probleme. Përsa i përket punës, përpiquni të mos nervozoheni, ndonëse do të jetë e vështirë.

Binjakët

Ne jetën sentimentale, kjo e enjte do të jetë një ditë sqarimesh. Përsa i përket punës, është më mirë të jeni të kujdesshëm ndaj detajeve sepse ndonjëherë tregoheni paksa të nxituar në gjërat që bëni dhe rrezikoni të bëni gabime serioze.

Gaforrja

Ditët në vijim nuk do të jenë shumë të mira, por duhet të nxirrni në pah gjithë forcën që keni brenda. Sa i përket punës, projekte të reja po vijnë. Bëhuni gati dhe mos u mërzitni shumë nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi.

Luani

Në dashuri mund të ketë probleme, madje edhe pak neglizhim por mos u shqetësoni, gjithçka mund të zgjidhet me pak vullnet. Përsa i përket punës, jeni mjaft të acaruar dhe mund të vijnë sfida të reja që do t’ju duhet t’i përballoni me shumë energji.

Virgjëresha

Në dashuri, ditët e ardhshme të shkurtit do të jenë shumë interesante ndaj përpiquni të jepni më të mirën tuaj dhe besoni te partneri. Përsa i përket punës, po vjen një periudhë shumë e rëndësishme dhe duhet të keni kujdes për çështjet ligjore që do të dalin.

Peshorja

Gjatë orëve të ardhshme, Hëna do të jetë në anën tuaj. Në dashuri gjërat do të ecin në favorin tuaj. Përsa i përket punës, jo gjithçka është e qartë, por nuk keni faj. Ju duhet të mësoni të punoni si ekip dhe gjithashtu të pranoni gabimet e të tjerëve.

Akrepi

Në dashuri do të ishte më mirë të shmangni polemikat sepse mund të ketë debate me partnerin. Përsa i përket punës, gjithçka po shkon mirë dhe e ardhmja do të jetë e ndritshme.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite të shkurtit do të përjetoni disa situata mjaft të veçanta në lidhje me dashurinë. Nëse jeni beqar duhet të filloni kërkimet për njeriun e zemrës. Në punë do të vijnë gjëra të rëndësishme.

Bricjapi

Dashuria po përparon në mënyrën më të mirë dhe mes të enjtes së ardhshme dhe të premtes do të keni edhe Hënën në shenjën tuaj. Në aspektin professional duhet të jeni më të guximshëm dhe të merrni iniciativa. Mos prisni që të tjerët të hapin gjithmonë rrugën për ju.

Ujori

Në dashuri gjatë orëve të ardhshme do të ketë nevojë për maturi, veçanërisht me shenjat e Luanit dhe Demit. Sa i përket punës, mundësitë nuk do të vonojnë të vijnë.

Peshqit

Kjo periudhë e jetës suaj nuk është e bukur por ju keni fatin të keni një dashuri të madhe në krah. Nëse jeni beqarë, do të takoni njerëz të këndshëm. Përsa i përket punës, kushtojini vëmendje pasdites, ku do të ndiheni më të lodhur.