Erida Haxhiu është lindur e rritur në Kombinat të Tiranës, por prej 20 vitesh jeton me familjen në Florida, atje ku punon si police. Ajo rrëfeu në “Opinion” peripecitë e fillimit në një vend të huaj dhe se si ia doli të befasonte amerikanët me aftësitë e saj.

-Nga cila zonë e Shqipërisë je larguar?

Nga Tirana, jam lind e rritur në Kombinat.

Je lind e rrit në Kombinat dhe je police në Florida?!

Po!

-Je nga ato policet që vë gjoba apo nuk ke lidhje?

Varet nga shoferi!

-Në cilin vit u transferuat në Amerikë?

Gjithë familja, në 2004-ën. Këtë vit bëjmë 20 vjet. Ka kaluar shumë shpejt.

-Në cilin vend të Amerikës u transferuat?

Në Naples, Florida.

-Ishte i vështirë ambientimi në fillim?

Vitin e parë vetëm kam qarë.

-Çfarë të mungonte vitin e parë?

Jeta, çdo gjë! Familja, shoqëria…Isha në gjimnaz, moshë e vështirë.

-Dije anglisht kur shkove?

Po unë isha e Kolegjit Turk shumë vite dhe kur erdha këtu kisha 5 gjuhë. Isha 16 vjeç dhe nuk iu besua se flisja gjithë këto gjuhë.

-Pra ti ishe e formuar me gjuhët e huaja dhe i befasove amerikanët.

Po dhe më dhanë punë që 16 vjeç.

Më tej Erida u shpreh se është dashuruar e martuar me një marins me të cilin kanë fëmijë dhe e vizitojnë shpesh Shqipërinë.

Madje duke qeshur ajo përshkruan herën e parë që udhëtuan sëbashku në vendin tonë. “Në aeroport dolën të na prisnin nja 7 makina”, përfundoi Erida.