Horoskopi sot:

Dashi

Në nisje të kësaj jave do të bideni për disa gjëra të cilat ju kishin konfuzuar kohët e fundit. Në dashuri mund të përfitoni nga kjo për të arritur një mirëkuptim të përsosur në çift me partnerin tuaj.

Demi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, të hënën do të ndiheni pak të ndrydhur, ndoshta për shkak të Venusit në kundërshtim. Gjërat do të rregullohen në mes të javës.

Binjakët

Një javë e mrekullueshme po fillon nga pikëpamja e dashurisë. Nëse jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme, yjet do ju buzëqeshin dhe do ju japin mundësinë të merrni edhe diçka më shumë nga partneri juaj.

Gaforrja

Gjatë orëve të ardhshme do ta keni Jupiterin në kundërshtim, ndërsa Mërkuri nuk do t’ju sjellë lajme të mira në punë. Tregoni gjithmonë respekt për partnerin tuaj.

Luani

Java që nisi nuk do të jetë shumë emocionuese për ju, për shkak të Marsit në kundërshtim. Në punë, do të filloni të ndiheni të demoralizuar pasi të ardhurat tuaja aktualisht nuk janë aq të larta.

Virgjëresha

Një ditë dhe javë shumë stimuluese ju pret falë Jupiterit të favorshëm. Përsa i përket punës, do të keni shumë fat pasi do të arrini t’i zhvilloni sa më mirë idetë tuaja. Ju duhet vetëm guxim!

Peshorja

Gjatë orëve të ardhshme të kësaj jave do të keni Merkurin në opozitë që do t’ju bëjë të përjetoni ulje-ngritje të ndryshme në punë. Në dashuri, ju favorizon Venusi, i cili do të jetë një ndihmë e madhe.

Akrepi

Do të përjetoni ulje-ngritje. Në dashuri, një forcë e mirë do t’ju ndihmojë shumë në marrëdhënien tuaj në çift. Nëse jeni beqarë do keni një dëshirë të madhe për të bërë diçka ndryshe, ndoshta do të jetë një mundësi për të pasur disa takime interesante.

Shigjetari

Me Diellin dhe Hënën në trekëndësh, e hëna do të jetë një ditë e mirë por edhe java premton të jetë e mirë për ju. Sa i përket dashurisë, kimia e çiftit do jetë shumë e mirë gjatë orëve të ardhshme të këtij 15 prilli.

Bricjapi

Gjatë gjithë kësaj jave do të favorizoheni nga Jupiteri. Në dashuri do t’i jepni më shumë besim partnerit, ndërsa nëse jeni beqarë mund të takoni njerëz interesantë. Përsa i përket punës, këtë periudhë do të jeni më preçizë se kurrë.

Ujori

Yjet do t’ju stimulojnë, sidomos në punë, ku duhet të keni sa më shumë guxim. I dashuri i zemrës dhe familja do jenë shumë të rëndësishëm dhe për asgjë në botë nuk do i lini në vështirësi.

Peshqit

Gjatë kësaj jave, Afërdita mund t’ju sjellë probleme. Do kaloni momente të vështira me partnerin. Përsa i përket punës, do të fitoni dy herë më shumë vetë. Ju duhet guxim, prandaj përvishni mëngët.