Një sherr me thika është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Himarë menjëherë pas marrjes së njoftimit  për një plagosje me thikë në Dhërmi.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë është kapur autori 46-vjeçar Qirjako Hita, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë 31-vjeçarin i cili u transportua drejt spitalit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.