Arrestohet nga uniformat blu nje 22-vjeçar i shpallur ne kerkim.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Luan Shehu, 22 vjeç.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.