Një 36-vjeçar është hedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte, duke tentuar t’i japë fund jetës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ndërsa i riu është transportuar drejt spitalit.

Paraprakisht dyshohet se 36-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Sakaq, grupi hetimor në vendngjarje po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.