Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Devoll.

Vjehërr e nuse Bukurie Bami dhe Fatmira Bami, janë gjetur të pajeta në banesë.

Dyshohet se ato janë vrarë me armë por në trupin e viktimave ka pasur edhe shenja goditjeje me sende të forta, po ashtu edhe në fytyrë.

Paraprakisht mendohet se autori kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tyre gjatë natës por me sa duket është dëgjuar nga viktimat dhe është përleshur me to.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe autori është arrestuar pak minuta më parë.