Zëdhënësi i qeverisë greke Yannis Oikonomou kërkoi nga qeveria turke që të tërhiqej nga kërcënimet për luftë. Në një konferencë për shtyp pak më parë, zyrtari grek theksoi se qeveria e Erdoganit po përpiqej që të krijonte një realitet të ri përmes shpikjes së ngjarjeve historike.

I ftoj ata që të heqin dorë nga retorika e luftës dhe të rikthehen te logjika. Besoj se këto që thonë janë vetëm fjalë përmes, të cilave duan të krijojnë një realitet që nuk ekziston”, tha ai.

Më herët, minsitri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu tha se Greqia po “kruhej” dhe se ky ishte paralajmërimi i fundit.