Një 33 vjeçare shqiptare është zhdukur në rrethana të paqarta, që prej datës 17 janar në Greqi.
Para një jave, shqiptarja deklaroi se do të shkonte në Pagani për të mjekuar një plagë në këmbën e saj që kërkonte ndërrim garzë.
E reja ka ikur nga shtëpia që më 17 Janar, pavarësisht se dyshohet se kishte telefonuar familjen e saj më 21 janar dhe tha se do të kthehej atë mbrëmje.
Por një gjë të tillë nuk e ka bërë deri dje më 23 janar dhe më pas babai ka denoncuar të bijën e zhdukur.
33-vjeçarja duket se nuk e ka bërë asnjëherë më parë këtë gjë dhe kjo gjë ka shqetësuar familjarët e saj, pasi pas telefonatës së fundit celulari i saj mbetet i fikur.
Sipas informacioneve ajo ka lindur në Shqipëri, quhet Emmanuela B., por ka një kartë identiteti greke.
Zhdukja e saj u denoncua në Drejtorinë e Sigurisë Heraklion.