Një 40-vjeçar shqiptar në Greqi është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Pireut. Mësohet se shqiptari u qëllua nga një 68-vjeçarm shkruan Protothema.

Sipas informacioneve, viktima me origjinë nga Shqipëria, punonte në një parking në rrugën Praxitelous.

68-vjeçari e ka qëlluar me armë gjahu shqiptarin, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes si dhe identiteti i viktimës.

Ai plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Zaneio, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Autori u arrestua, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.