Policia greke ka nisur hetimet për një rast dhunimi dhe kërcënimesh të vazhdueshme, pas denoncimit të një shtetaseje shqiptare.

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një 34-vjeçare, e cila ka denoncuar ish-partnerin e saj 44-vjeçar, dhe ky shqiptar, se e ka goditur me armë dhe e ka kërcënuar se do i publikonte disa foto të saj nudo.

Sipas kallëzimit, i cili është dorëzuar të shtunën, pasditen e së premtes ish-partneri i është afruar me makinën e tij 34-vjeçares, teksa ajo po ecte me miqtë e saj dhe ka nxjerrë armën, ndërsa e ka kërcënuar. 44-vjeçari u arrestua po atë ditë, ndërsa dorëzoi dhe armën me të cilën kishte kërcënuar ish-partneren.

Autori i dyshuar ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij nga 34-vjeçarja dhe ka bërë padi ndaj saj për kallëzim të rremë. Mirëpo, ndaj tij është ngritur shkresa për shkelje të ligjit për armët, kanosje dhe pornografi hakmarrëse.