Një rrjet i madh i kultivimit dhe trafikimit të drogës në Greqi, është çmontuar nga një operacion policor antidrogë.

Një plantacion me 500 bimë kanabisi, si edhe 200 kilogramë kanabis në proces tharjeje janë gjetur nga policia.

Si rrjedhojë ka rënë në prangat e policisë grupi kriminal prej gjashtë personash që kujdeseshin për kanabisin.

Midis të arrestuarve dy persona janë me origjinë shqiptare. Autoritete greke po vazhdojnë hetimet, ndërsa në vazhdim pritet të publikohen detaje të reja rreth operacionit.